Politike

Ish-deputeti socialist i pikëlluar për vdekjen e Sabit Brokajt: I papërlyeri dhe me shpirt luftarak, harrimi nuk do ta prekë

13 Shtator 2020, 15:29 Nga DOSJA
Ish-deputeti socialist i pikëlluar për vdekjen e Sabit Brokajt: I

TIRANË– Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka reaguar i pikëlluar pas humbjes së profesrit të njohur Sabit Brokaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dokle shkruan se nuk do ta harrojë kurrë mikun e tij Sabitin dhe se nuk ndahet dot prej tij.

“Shokët tanë vdekja po na i rrëmben. Me shume se kujtdo tjeter nga miqte e mi, atij i shkon perifrazimi i kenges se njohur partizane…Sabit Brokaj, njeriu dhe politikani patriot, me shpirt luftarak, deputet i vlerave te medha ne sherbim te popullit, minister i paperlyer ne korrupsion, mjek i shkelqyer dhe human, intelektual i shquar, mik i vyer dhe i dashur! U ndave nga ne, por ne nuk ndahemi dot nga ti, i dashur Sabit, harrimi nuk do ta prek kurre emrin tend,”– shkruan ai.

Sabit Brokaj ndërroi jetë sot pas një ataku kardiak. Brokaj ka punuar si mjek kardiolog në spitalin Ushtarak duke i asistuar edhe ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

Nga 1972 deri në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në një spital ushtarak në Tiranë. Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologji në 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike namik dokle sabit brokaj namik dokle sabit brokaj

Sondazh

Poll