Politike

“A do e lëpish apo jo?”/ Video “perlat” e deputetëve të opozitës së re, Valteri hëngri salçiçe &

13 Shtator 2020, 10:39 Nga DOSJA
“A do e lëpish apo jo?”/ Video “perlat” e

TIRANË– Video “perla”, deklarata surprizë, të qeshura dhe habi, këto na kanë “dhuruar” disa deputetët të opozitës së re, pasi morën mandatet. Thanë se futën në Kuvend për të bërë opozitë dhe për të nxjerrë zbuluar qeverinë Rama, por në fakt deklaratat dhe videot e tyre bënë xhiron në rrjet. E kemi fjalën për deputetët: Halit Valteri, Kujtim Gjuzi, Majlinda Halilaj, Kostaq Papa dhe Rudina Hajdari.

Halit Valteri

Deputeti Halit Valteri, i cili është edhe pjesë e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka bërë së fundmi disa video, që në fakt bënë xhiron në rrjet. Në një video, të cilën e publikoi në rrjetet sociale Valteri u shfaq duke ngrënë akullore teksa ishte në një makinë.

“Ti leri llafet, ti biem shkurt. A do e lëpish apo jo? Nuk jam duke lutur b*** tënde gjithë ditën.”, u shpreh Valteri.

Por jo vetëm kaq, ai publikoi edhe një “perlë” tjetër, një video në aplikacionin “Tik Tok”. Deputeti habiti sërish, pasi aty u shfaq me dy salçiçe në duar. Teksa kërcente, njëherë kafshonte njërën dhe njëherë kafshonte tjetrën. Veprime këto që nuk i kanë “hije” një deputeti.

Kujtim Gjuzi

Gjuzi njihet nga të gjithë si një nga deputetët më të “çuditshëm” të parlamentit. Ndryshe nga shumë qytetarë që frikësohen nga COVID-19, deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi vazhdon të sfidojë këtë virus. Në muajin prill ai publikoi një video në rrjetet sociale, ku u shpreh se është i paprekshëm nga koronavirusi pasi ushqehet shumë mirë. Madje ai na dha edhe recetën, si të jemi të paprekshëm nga ky virus. Sipas deputetit sekreti është mjaltë, lajthitë, arrat dhe fruta e zarzavete shoqëruar me bulmet.

Kostaq Papa

Në muajin mars deputeti Kostaq Papa bëri “bujë” me fjalimin që bëri në Kuvend. Ai u bë njeriu më i komentuar në rrjet. Me gabime të shumta në të folur, me një gjuhë seksiste dhe jo etike, Papa tha në Kuvend se kishte respekt për gratë, fëmra i quante ai, por tradhtohej nga ato që thoshte. Më tej deputeti tregoi se në rini kishte pasur dhe kaçurrela dhe u mburr me faktin se vajzat kur kanë qenë në krah të tij, kanë pirë më shumë uiski se ujë. Video e tij u bë hit në rrjet, madje u kthye edhe në një meme.

Majlinda Halilaj

Mori mandatin e Lulzim Bashës, por menjëherë tregoi se kishte të pamundur të fliste në publik. Fjalën e kemi për deputeten Majlinda Halilaj, e cila gjatë fjalimit të parë në Kuvend bëri një sërë gafash. Deputetja Halili pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thotë në vijimësi “Koporatë”. Ajo vijoi me tej duke thënë dhe shumë fjalë të tjera gabim. Gjithçka duket qartë në videon e më poshtme.

Rudina Hajdari

Rudina Hajdari njihet për gafat e njëpasnjëshme në Kuvend. Ajo që bëri më shumë xhiron në rrjet ishte një deklaratat e saj në Kuvend, ku u shpreh:” Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Por jo vetëm kaq, pak muaj më vonë në Kuvend, ajo i ngatërroi mbiemrin e Taulant Ballës.

“Zoti Palla, e para njëherë ju nuk keni pse të na jepni leksione se si duhet të jemi ne si opozitë. Sepse s’duhet të marrin shembull nga ju, sepse as ju s’keni qenë opozitë më e mirë se ajo që ka dalë jashtë,”, tha deputetja Hajdari.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama halit valteri kostaq papa kujtim gjuzi majlinda halilaj rudina hajdari edi rama halit valteri kostaq papa kujtim gjuzi majlinda halilaj rudina hajdari

Sondazh

Poll