Politike

Zjarri në Tiranë/ Veliaj ironizon Metën: Politikanët ua kritikojnë punën zjarrfikësve mes birrave duke parë ndeshjet sko

13 Shtator 2020, 07:52 Nga DOSJA
Zjarri në Tiranë/ Veliaj ironizon Metën: Politikanët ua

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit të cilët luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës, në një terren tejet të vështirë.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj nuk ka harruar që të thumbojë edhe kreun e shtetit, duke u shprehur se politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze.

“Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.

Reagimi i Veliajt, vjen pasi ditën e djeshme presidenti Ilir Meta shpërndau pamje të zjarrit duke kërkuar ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë sot Policia ka arrestuar personin që dyshohet se ka ndezur zjarrin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta zjarr ne tiane erion veliaj ilir meta zjarr ne tiane

Sondazh

Poll