Politike

“Viktimat, Hienat dhe Politika”/ Pas denoncimit nga PD, Rama e merr ‘personale’. Reportazh për Manjola dhe Alesio Cakon

13 Shtator 2020, 10:18 Nga DOSJA
“Viktimat, Hienat dhe Politika”/ Pas denoncimit nga PD, Rama e merr

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet që provojnë se familja Cakoni është asistuar nga qeveria. Pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, ku vetëm Manjola Cakoni, e cila humbi bashkëshortin dhe të bijën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, tregonte se nuk kishte përfituar asgjë nga qeveria.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, e ka marrë “personale” rastin, duke i dedikuar një reportazh të tërë në kanalin e tij në ERTV. Sipas të dhënave të publikuara, Manjola dhe djali i saj, Alesia, fillimisht janë asistuar me 10 milion lekë të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Më pas kanë përfituar edhe bonusin e qerasë dhe pensionin.

Në reportazhin e sotëm, janë publikuar edhe pamje të kontratës së dhurimit të banesës në Kamëz për nënë e bir. Kontrata e dhurimit është lëshuar këtë javë, pasi edhe ish-deputetja Grida Duma disa ditë më parë e konfirmoi një fakt të tillë.

Në rastin konkret kam përjetuar me keqardhje dhe me një ndjesi neverie, abuzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e rënduar psikologjikisht dhe emocionalisht nga një tragjedi qe nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë. Ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më teper e politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një klub ku hahet mish, mishngrënie e njerëzve në nevojë, e njerezve në sekëlldi, e njerezve të traumatizuar dhe duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavderueshme nga pikëpamja etike që pa e abuzuar, pa e konsumuar, pa e dhunuar, imazhin fizik në tregun mediatik dhe politik, te hulumtoheshin faktet dhe të shihej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qendruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve.Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të  pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehjeje me demek ndienjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abuzim, shpërdorim, dhunim i njerëzve”, tha Rama.

Megjithatë në gjithë “reportazhin” e bërë mungonte fjala e familjes Cakoni. 

Në videon e denoncimit nga PD, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama manjola cakoni edi rama manjola cakoni

Sondazh

Poll