Politike

Edi Rama për ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj: Lamtumirë miku im…

13 Shtator 2020, 13:18 Nga DOSJA
Edi Rama për ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj: Lamtumirë miku

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 78-vjeçarit Sabit Brokajt.

Ai ka postuar një foto të profesorit dhe politikanit të njohur duke shkruar: ‘Lamtumirë miku im’ shoqëruar me një zemër të thyer.

Vdekja e menjëhershme mësohet se i ka ardhur pas një ataku kardiak.

Brokaj ka punuar si mjek kardiolog në spitalin Ushtarak duke i asistuar edhe ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

Nga 1972 deri në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në një spital ushtarak në Tiranë. Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologji në 1982.

Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reagon edi rama sabit brokaj reagon edi rama sabit brokaj

Sondazh

Poll