Politike

Nderi shpërblehet! Mbylli dosjen e drogës brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, prokurorit ia bëjnë mbesën drejtore

13 Shtator 2020, 11:51 Nga DOSJA
Nderi shpërblehet! Mbylli dosjen e drogës brenda makinës së

ROSKOVEC– Disa javë më parë në media bëri bujë lajmi i ndalimit të nipit të kryebashkiakes së qytetit, Majlinda Bufit, Arbër Bufi. I riu ishte ndaluar nga Policia, ndërsa në makinën e Bashkisë ishin fshehur edhe disa doza kanabisi gati për shitje.

Ndryshe nga shokët e tij të cilët e shoqëronin, 35-vjeçarit nuk shkoi asnjë ditë në burg, duke ia hedhur me një ndjekje penale. Por “nderi” duhet kthyer.

Burime për “Rilindjen Demokratike” bëjnë me dije se në shkollën “Alush Grepca” në Roskovec është emëruar drejtoreshë, Enduela Sina. Kjo e fundit është mbesa e prokurorit të Fierit, Ndriçim Sina. Hetuesi Sina kishte në dorë dosjen e shoferit dhe nipit të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ku edhe u gjetën dozat e kanabisit. Të njëjtin lajm e konfirmon edhe ish-deputeti Çlirim Gjata, i cili nuk lë pa përmendur edhe mungesën e veprimit nga “drejtësia e re”. 

“Banka e favoreve të Rilindjes së Ramës për dosjet e mbyllura. Rilindja e Ramës është një sistem që ngrihet mbi bankën e favoreve për çdo dosje të mbyllur në sistemin e drejtësisë. Një dosje e mbyllur nënkupton një histori të mbyllur që nuk ka as gjykim dhe as të dënuar. Si çdo gjë në jetë edhe dosjet e mbyllura kanë faturën përkatëse e cila paguhet nga banka e favoreve të Rilindjes në Shqipëri. Një tip burse në tregun qeveritar, më jep të jap. Ekzistencën e bankës së favoreve e shpjegon më së miri emërimi në pozicionin e drejtoreshës në shkollën “ Alush Grepca” të zonjës Enduela Sina. Por kush është Anduela Sina dhe ç’dosje e mbyllur provokoi emërimin e saj? Majlinda Bufi është kryetare e bashkisë në Roskovec. Arbër Bufi, nipi i saj, por njëkohësisht edhe shoferi i saj, u kap disa ditë më parë me drogë në makinën që përdorej zyrtarisht për të kryer detyrën e tij, si shofer pranë bashkisë. Pika fillestare e fajit që vihet re në këtë histori është nepotizmi, pra punësimi i të afërmve në poste shtetërore. Megjithatë, të flasësh apo të gjykosh nepotizmin në këtë rast është një luks i tepruar, pasi kemi të bëjmë në vetë të parë me një sistem trafikantësh që orienton sistemin e drejtësisë në këtë vend. Pasi shoferi dhe nipi i Majlinda Bufit, kapet me drogë pra, dosja e tij dorëzohet në Prokurori. Prokurori Ndriçim Sina e mbyll dosjen dhe pas mbylljes së dosjes mbesa e tij, Enduela Sina emërohet drejtoreshë shkolle. Këmbimi valutor i një dosjeje të mbyllur duket se është një pozicion drejtues në rastin konkret. Bursa e Wall Street do ja kishte zili Ramistëve tanë rilindas. Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për pezullimin e Kryetares së Bashkisë në Roskovec. Trafiku i drogës është refreni i qeverisjes dhe shtylla kryesore e këtij të fundit. Po drejtësia ku është?? Ose më mirë të themi reforma në drejtësi ku ndodhet? – pyet morali në mërgim. Drejtësia pa forcë është jofunksionale dhe forca pa drejtësi është tirani,”-shkruan ish-deputeti Çlirim Gjata. 

Por çfarë ndodhi në Roskovec?

Më 22 gusht, nipi dhe shoferi i kryebashkiakes së Roskovecit, u kap bashkë me disa të rinj të tjerë me disa doza kanabis në makinën e Bashkisë. Bashkë me Bufin dhe 29-vjeçari Korado Buzi, u morën nën hetim edhe dy të rinj të tjerë. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Lushnja dhe një të ri nga Mallakastra (19 vjeç). Asokohe kryebashkiakja Majlinda Bufi e mohoi  lajmin duke e cilësuar si trillim, ndërsa nga Partia Socialiste nuk erdhi kurrë asnjë reagim edhe pse PD-ja kërkoi shkarkimin e socialistes. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec ndriçim sina roskovec arber bufi droge ne makinen e bashkise roskovec ndriçim sina roskovec

Sondazh

Poll