Aktualitet

Pësoi atak në zemër, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj

Ndërron jetë mjeku Sabit Brokaj. Ai ka punuar si mjek kardiolog në spitalin Ushtarak duke i asistuar edhe ekipit mjekësor të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.
Featured image of article: Pësoi atak në zemër, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj Sabit Brokaj

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, profesor Sabit Brokaj pasi pësoi një atak në zemër. Mjeku Brokaj lindi në 7 janar 1942, në qytetin e Vlorës, më pas në vitin 1969 u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Tiranës.

Pas diplomimit, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972. Ndërsa deri në vitin 1984 punoi si mjek kardiolog në spitalin Ushtarak të Tiranës. Po në të njëjtin vit u bë profesor në një shkollë mjekësore në Tiranë, më pas Zëvendës Dekan i shkollës në 1987, dhe Dekan në 1989.

Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982 dhe po gjatë kësaj periudhe shërbeu si një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës. Pas rënies së diktaturës, Brokaj iu fut edhe politikës, duke u reshtuar në radhët e socialistëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga shkurti deri në dhjetor të vitit 1991 ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë. Më pas në vitet 1991. 1996 dhe 1997 u zgjodh deputet i Asamblesë Popullore në 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Pësoi atak në zemër, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj

  1. Çfarë është Asambleja Popullore!!!

Shto Koment