Aktualitet

Operacioni ‘Fundjava’, në pranga Gjergj Mirashi, 40-vjeçari nga Lezha ishte dënuar në Itali me 11 vite burg

13 Shtator 2020, 08:55 Nga DOSJA
Operacioni ‘Fundjava’, në pranga Gjergj Mirashi,

LEZHË- Finalizohet operacioni “Fundjava”. Një 40-vjeçari, i identifikuar si Gjergj Mirashi është prangosur pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në vitin 2017,  Gjykata e Venecias e dënoi 40-vjeçarin shqiptare me 11 vite e 8 muaj burg, pasi u shpall i fajshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzim prostituconit. Arrestimi i Mirashit u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe zyrës ndërlidhëse Interforza, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Fundjava”.

Si rezultat i operacionit, në qytetin e Lezhës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Gjergj Mirashi, 40 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar me parë). Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Venecias, Itali, më datë 20.06.2017, e ka dënuar me 11 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj mirashi operacioni fundjava gjergj mirashi operacioni fundjava

Sondazh

Poll