Aktualitet

Vloggeri i njohur viziton Vlorën/ Provon ushqimet tradicionale shqiptare, paçe, trurin e lopës, konsumon rakinë, e cilëson

13 Shtator 2020, 08:25 Nga DOSJA
Vloggeri i njohur viziton Vlorën/ Provon ushqimet tradicionale shqiptare,

VLORE– Benjamin Rich, një vlogger i njohur për ata që janë të apasionuar pas YouTube, ka vizituar së fundmi Vlorën dhe përveç se ka parë mrekullitë e vendit tonë ka shijuar dhe ushqimin tradicional.

Në një ndalesë në një restorant të qytetit të Vlorës, Benjamin ka provuar ‘paçe’ dhe më pas trurin e lopës. Vloggeri e ka titullur videon po me këtë emër pasi duket se i ka bërë shumë përshtypje gatimi.

Më pas ai provoi rakinë, pijen tradicionale shqiptare. Teksa e ka pirë ai është shprehur se “kjo pije mund koronavirusin, prandaj Shqipëria nuk ka probleme me këtë virus”- me idenë që pija ishte shumë e fortë dhe që mund të gjitha bakteret.

Benjamin Rich, i njohur më mirë me emrin e kanalit të tij në YouTube si “Bald dhe Bankrupt”, është një vlogger dhe autor anglez i udhëtimeve. Ai filloi kanalin e tij në YouTube në qershor 2018, duke dokumentuar nënkontinentin Indian dhe shtetet pas-Sovjetike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bald and bankrupt ushqim tradicional shqiptar bald and bankrupt ushqim tradicional shqiptar

Sondazh

Poll