Aktualitet

Zjarri pranë Tiranës! I vuri flakët pyllit në fshatin Prushë, arrestohet 57-vjeçari në kohë rekord

13 Shtator 2020, 07:40 Nga DOSJA
Zjarri pranë Tiranës! I vuri flakët pyllit në fshatin

TIRANË– Policia e Shtetit ka prangosur një 57-vjeçar, i cili akuzohet se ka vënë zjarrin mbrëmjen e djeshme në fshatin Prush.  Në prangat e Policisë ka rënë 57-vjeçari me iniciale I.A., i cili akuzohet se ka djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit zjarr ne tirane policia e shtetit zjarr ne tirane

Sondazh

Poll