Aktualitet

Muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar, gjobiten me nga 1 milionë lekë 5 lokale në Durrës

13 Shtator 2020, 07:21 Nga DOSJA
Muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar, gjobiten me

DURRES– Janë ndëshkuar me nga 1 mln lekë gjobë, 5 pronarë të 5 lokaleve në Durrës.

Lokalet mbanin muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ e si pasojë janë përballur me gjobat e majme nga policia.

Gjobat janë vendosur në lagjen nr.13, në zonën e plazhit në Durrës pasi edhe pse kishte kaluar ora 20:00, nuk kishin ulur zërin e muzikës.

Ndaj tyre është vendosur gjobë 1.000.000 lekë gjobë, pasi kanë shkelur aktin Normativ kundër përhapjes së COVID-it.

“Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë gjobë, 5 pronarë të 5 subjekteve në Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me  qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet me pronarë  shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, njofton policia.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres gjobe lokale durres gjobe lokale

Sondazh

Poll