Aktualitet

“I love you! Si dritë të kam!”/ E përndiqte edhe në rrjetet sociale, të tjera DETAJE rrëqethëse nga abuzimi seksual n

13 Shtator 2020, 07:46 Nga DOSJA
“I love you! Si dritë të kam!”/ E përndiqte edhe

POGRADEC– Mbrëmjen e kaluar Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci është vënë në pranga pasi ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme një 13-vjeçare.

Kjo e fundit ka denoncuar për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme, duke qëndruar deri në orën 23:00 në ambientet e komisariatit për të bërë kallëzimin. E mitura deklaroi në Polici se në momentin që shkoi në banesën e Blerimit, një tjetër vajzë ishte aty. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 46-vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën jashtë vendit.

Mirëpo duket se përndjekja ndaj të miturës vazhdonte dhe në rrjetet sociale.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, Blerimi komentonte në fotot e 13-vjeçares që publikonte në Facebook, duke e cilësuar si gazetare e duke i shprehur dashurinë në sytë e të gjithëve.

“Si gazetare të kam”, “I love you”, emoji me zemra dhe komplimente, shihen të shkruhen në fotot e të miturës në këtë rrjet social.

Historia ka nisur që dy vite më parë, por është abuzimi ka ndodhur këtë verë. Më 30 korrik, ai ka marrë vajzën në shtëpinë e tij gjoja për t’u kujdesur, meqënëse familja e saj ishte e varfër. E ëma e ka lejuar, meqënëse vajzat e Bizgjonit ishin moshatare me 13-vjeçare. Por me të shkuar në shtëpinë e abuzuesit, fillimisht me fjalë, e më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi e ka kërcënuar në ballkonin e shtëpisë. Nga ajo ditë ai ka vijuar abuzimin.

Pas ekspertizës, është konfirmuar abuzimi. Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, ndërsa fqinjë e familjarë janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arrestohet 46-vjecari ne buçimas blerim bizgjoni abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arrestohet 46-vjecari ne buçimas blerim bizgjoni

Sondazh

Poll