Aktualitet

Gjendet i pajetë punonjësi i një servisi në aksin Tiranë-Durrës, nisin hetimet, ja dyshimet e para

13 Shtator 2020, 06:47 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë punonjësi i një servisi në aksin

TIRANË– Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur pajetë roja e një auto-servisi, i identifikuar me inicialet Y.D., 58 vjeç. 

Duke marrë parasysh të dhënat nga kqyrja paraprake e viktimës dyshohet vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto- servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autostrada tirane-durres autostrada tirane-durres

Sondazh

Poll