Aktualitet

“Romeo po më prekte, mora gur dhe e qëllova”/ Arrestohet 66-vjeçari nga Berati, komshiu i mitur e akuzon për ngacmim sek

13 Shtator 2020, 06:50 Nga DOSJA
“Romeo po më prekte, mora gur dhe e qëllova”/ Arrestohet

BERAT– Një 66-vjeçar i identifikuar si Romeo Oço, është prangosur nga Policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 16-vjeçari nën praninë e psikologëve dhe oficerëve të krimeve ka treguar sesi i moshuari, fqinji i tij, e kishte ngacmuar seksualisht pak kohë më parë. 

Në rrëfimin e tij, i mituri është shpreur se i moshuari e prekte me duar në zonat intime dhe më pas detyronte edhe atë që të bënte të njëjtën gjë. I mituri rrëfen se për shkak të frikës nuk kishte treguar asgjë, por në momentin që i moshuari kishte tentuar për më shumë, kishte marrë një gur dhe e kishte qëlluar për të shpëtuar prej tij.

“Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”.

Pasi dha versionin e tij të historisë, i mituri iu nënshtrua edhe një vizitë mjekëore, nga e cila rezultoi se 16-vjeçari kishte shenja të dukshme të ngacmimit seksual. Ndërsa në dëshminë e tij, i moshuari i cili jeton vetëm 200 metra larg banesës të së miturit, nuk mohoi asgjë para Policisë. 66-vjeçari, Romeo Oço tha se  mes tij dhe 16-vjeçarit kishte një lidhje intime që vazhdonte prej muajsh por që ishte me pëlqimin e të dyve.

66-vjeçarit Romeo Oço akuzohet për “ngacmim seksual”,parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal. Ky është rasti i tretë i denoncuar brenda dy ditëve në vend. Fillimisht u denoncua rasti i Pogradecit, ku një 46-vjeçar kishte abuzuar me një të mitur, vetëm 13 vjeç, po ashtu u denoncua një rast edhe në Lushnje.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prangoset romeo oco romeo oco prangoset romeo oco romeo oco

Sondazh

Poll