Aktualitet

‘Mami luajta mendsh’/ Flet nëna e vajzës së abuzuar seksualisht në Pogradec: 46-vjeçarin e dinim njeri të besuar, na d

13 Shtator 2020, 06:25 Nga DOSJA
‘Mami luajta mendsh’/ Flet nëna e vajzës së abuzuar

POGRADEC– Varfëria dhe nevoja për punë e para, ka kthyer 13-vjeçaren nga Pogradeci në viktimën perfekte për Blerim Bizgjonin. Duke i premtuar se do t’i punësonte babain, edhe pse me probleme të shëndetit mendor, i është afruar familjes së vajzës, duke abuzuar seksualisht me të. Nëna e të miturës është rrëfyer për mediat, duke u shprehur se kishin besim tek 47-vjeçari, i cili ishte vetëofruar që t’i ndihmonte dhe se do të kujdesej për vajzën sikur të ishte fëmija e tyre.

E ëma tregon se me familjen e 46-vjeçarit njiheshin prej 2 vitesh, por e bija vetëm 2 ditë më pare i ishte shprehur se po kalonte një periudhë shumë të vështirë, duke i kërkuar edhe ndihmë.  E bija i kishte treguar me detaje gjithë çfarë kishte ndodhur, ndërsa nuk kishte kërkuar ndihmë pasi mendonte se i ati nuk mund ta mbronte nga abuzuesi.

Ne e kishim të besuar që po rrinte vajza me vajzën e tij me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe… Pastaj tha mami kështu-kështu që në nëntor kemi dy vjet që jemi lidhur si familje me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thashë e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha “mami lojta nga mendë, i thashë çfarë ke me mami”? Vajza nuk shpreheshe, por mori policinë. U tha “jam shumë e shqetësuar ju, lutem më ndihmoni”. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë,”-rrëfen nëna.

Ajo kërkon që 46-vjeçari të dënohet por në të njëjtën kohë bën apel edhe për ndihmë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku ndodhet.

“Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ju lutem shumë, nuk kam besim më, unë atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime,”- ka thënë nëna.

Ngjarja e rëndë u zbulua ditën e djeshmet. Blerim Bizgjoni, 46 vjeç, ka abuzuar seksualisht për më shumë se 1 muaj me një vajzë 13-vjeçare. E mitura, jetonte në varfëri dhe abuzuesi shkoi dhe bindi prindërit që ta merrte në banesë, me pretekstin se do të kujdesej për të. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie, meqënëse edhe vajzat ishin moshatare.

Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të. Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 46-vjeçari në buçimas abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet blerim bizgjoni 46-vjeçari në buçimas abuzimi seksual me vajzen ne pogradec arestohet blerim bizgjoni

Sondazh

Poll