Aktualitet

UBT tërhiqet ndaj Veliajt, pranon ndërtimin e shkollës 9-vjeçare, kreu i Bashkisë: Triumfoi arsyeja

13 Prill 2019, 08:26 Nga DOSJA
UBT tërhiqet ndaj Veliajt, pranon ndërtimin e shkollës

Tiranë- UBT është tërhequr nga pengimi i ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Nënë Tereza”  në Kodër Kamëz. Mësohet se shkolla në Kodër Kamëz do të ndërtohet brenda Korpusit Universitar sipas planit të Bashkisë Tiranë. Kështu ka vendosur Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës me shumicë votash dhe deklaroi se shkolla është një domosdoshmëri për komunitetin. Ky seanat thekson se është realizuar një akt-marrëveshje mes UBT-së dhe Bashkisë Tiranë për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Senati akedemik i UBT-së mbështet unanimisht akmarrëveshjne me bashkinë Tiranë. Si kundër deri më sot UBT deklaron se do të jetë në nevojë të komunitetit. Shkolla ‘Nënë Tereza’ një domosdoshmëri. Akt marrvëshja  me bashkinë Tiranë do të bëhet transparente.”, u shpreh UBT në një deklaratë për media. I vetimi që ka qenë kundër ndërtimit të shkollës është Jamarbër Malltezi, anëtar i senatit, pedagog në këtë universitet. Për këtë vendim të UBT-së Veliaj u shpreh se tiumfoi aryeja. (lexo këtu)

Në aktmarrveshjen e firmosur nga UBT dhe Bashkia Tiranë, kjo e fundit angazhohet për ndërtimin e hyrjes së dedikuar për shkollën “Nënë Tereza”, të pavarur nga ajo e UBT-së, ndërsa UBT do të mbështesë me ekspertizë Bashkinë e Tiranës, si për Pyllin Orbital, ashtu edhe për krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe studimet në fushën e impaktit ambiental.

 

Studentët dhe pedagogët e këtij universiteti kanë protestuar për 7 ditë me rradhë dhe kanë kundërshtojnë ndërtimin e shkollës 9-vjeçare nga Bashkia Tiranë. Ata kanë bojkotuar edhe mësimin dhe deklarojnë se nuk do të lejojnë që fidanishjta të prishet. (lexo këtu) 

Kundër këtij projekti doli edhe dekani  i UBT-së Maksim Meço , i cili deklaroi sese protestat nuk do të ndalen dhe nuk do të lejojnë prishjen e fidanishtes. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkolla kodër kamzës ubt-ja tërhiqet ndaj veliajt shkolla kodër kamzës ubt-ja tërhiqet ndaj veliajt\

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2019, 09:27

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsy...