Aktualitet

I kërkoi të priste në radhë/ 65-vjeçari dhunon mjeken në spitalin e Lezhës, dhunohet nga policia

13 Prill 2019, 09:47 Nga DOSJA
I kërkoi të priste në radhë/ 65-vjeçari dhunon mjeken

LEZHË- Një 65-vjeçar me iniciale P.P., ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur një mjeke. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta të së shtunes në urgjencën e spitalit të Lezhës.

Mësohet se 65-vjeçari kishte dërguar bashkëshorten në urgjencë për ndihmë mjekësore dhe i ka kërkuar mjekës që t’i vinte menjëherë në ndihmë. Duke qënë se në urgjencë kishte pasur një fluks pacientësh, mjekia i ka kërkur që të presë për disa minuta. Pork jo gjë nuk është pranuar nga i arrestuari, i cili menjëherë ka nisur që ta ofedojë dhe ta godasë atë.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në spitalin e Lezhës, teksa më 7 mars u godit me sende të forta nga një pacient mjeku Zef Doda, duke i sjellë dëmtime të shumta në kokë.

Mjeku u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Por ky fenomen është përhapur edhe në qytete të tjera. Që nga fillimi i vitit janë dhunuar disa mjekë, gjë që ka shkaktuar edhe protesta. Mjekët e QSUT-së kanë protestuar duke u shprehur se ishin kthyer në një tabelë qitjeje.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.

Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, njofton policia.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne spitale dhunohet mjekja ne lezhe lezhe dhuna ne spitale dhunohet mjekja ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2019, 09:27

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsy...