Aktualitet

Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen dy persona në Berat

13 Prill 2019, 08:32 Nga DOSJA
Trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen dy persona në

BERAT- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen: njëri për trafik droge, dhe tjetri për armëmbajtje pë leje. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre është bërë i mundur falë bashkëpunimit me qytetarët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Falë bashkëpunimit me qytetarët bien në prangat e policisë dy shtetas.

Arrestohet një shtetas që mbante armë pa leje, si dhe kapet një person në kërkim i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohen 2 persona berat tafik droge armembajtje pa leje arrestohen 2 persona berat tafik droge

Sondazh

Poll