Aktualitet

Plagosi me armë në këmbë kryeplakun në Gramsh, shpallet në kërkim autori

13 Prill 2019, 07:50 Nga DOSJA
Plagosi me armë në këmbë kryeplakun në Gramsh, shpallet

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në Gramsh është plagosur me armë zjarri Tajar Veliu, 54-vjeç,kryeplaku i fshatit Gribë. Mësohet se ai është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person tjetër.  Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale S.V.

Sipas policisë  për motive të dobëta dyshohet personi me iniciale S.V  ka plagosur me armë zjarri 54-vjeçrin dhe është larguar nga vendi i ngjares.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”.

J.V/Dosja.al

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset kryeplaku gramsh shpallet në kërkim s.v plagoset kryeplaku gramsh shpallet në kërkim s.v

Sondazh

Poll