Aktualitet

Tentoi të kalonte drogë drejt Greqisë, në pranga 39-vjeçari nga Shkodra

13 Prill 2019, 08:09 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte drogë drejt Greqisë, në pranga

GJIROKASTËR-Një 39-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi po tentonte të kalonte një sasi droge drejt Greqisë, nga pika kufitare e Kakavijës.

Burime i thanë Dosja.al se i arrestuari është shtetasi me inicialet L.K. 39 vjeç.

39-vjeçari ka tentuar të kalojë 5 kilogramë drogë të llojit marijuanë drejt Greqisë, ndërsa lënda narkotike i është gjetur në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa i arrestuari nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë.

Policia po heton rreth ngjarjes, për të zbuluar nëse ka të tjerë të përfshirë apo jo. 

Njoftimi i policisë: 

Kakavije.

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohet 3.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Më datë 13.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi L.K., 39 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin e tij.

Pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtësishëm në vijën e dytë, ku në gomën rezervë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pako me
lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 3.5 kilogramë.

Veprimet hetimore dhe proceduriale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.K., për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 kg marijuanë arrestohet shkodrani në gjirokastër trafik narkotikës 5 kg marijuanë arrestohet shkodrani në gjirokastër trafik narkotikës

Sondazh

Poll