Aktualitet

U kapën me armë dhe municione ushtarake, arrestohet 20 vjeçari në Korçë, procedohet penalisht nje tjetër

13 Prill 2019, 09:36 Nga DOSJA
U kapën me armë dhe municione ushtarake, arrestohet 20 vjeçari

KORÇË– Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Maliq të Korçës, pasi akuzohet për posedim armësh dhe municionesh pa leje.

Sipas njoftimit policisë, në pranga ka rënë 20-vjeçari me iniciale R.L, banues në Korçë ndërsa, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Mësohet ndër të tjera se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Njoftimi i policisë:

Falë këtij bashkëpunimi, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion pa leje.

Sekuestrohen një armë tip automatik dhe muncione luftarake.

Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy shtetas qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje arrestohet nje person korce arme pa leje arrestohet nje person korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2019, 09:27

Vendet e BE do të vazhdojnë kontrollet kufitare

Udhëtarët në kufirin gjermano-austriak duhet të përgatiten për kontrolle në kufi. Edhe Danimarka, Suedia dhe Franca do të vazhdojnë kontrollet kufitare. Si arsy...