Shpëtim Idrizi: Opozita duhet të futet në koalicion me një listë të përbashkët, Shqipëria me Greqinë nuk kanë çfarë
TIRANE– Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë për ‘News24’ është shprehur se listat në zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë 100% të hapura. Idrizi kërkon që opozita e bashkuar të qëndrojë deri në fund marrëveshjes së 5 qershorit dhe të mos i pranojë ndryshimet kushtetuese të prodhuara.
“Opozita i qëndron marreveshjes së 5 qershorit, dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje në mënyrë të njëanshme, sic ishte ajo e ndryshimeve kushtetuese, ku në kohë pandemie, me një parlament me 122 vetë, u ndryshua kushtetuta pa dakordësinë e forcave politike, pa opinionin e komisionit të Venecias, dhe sigurisht që ka bërë edhe propozimin e saj që ne të hyjmë në zgjedhje dhe me lista të hapura 100%”-u shpreh Idrizi.
Idrizi mendon se opozita duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët që ta kuptojnë se nuk janë vetëm një bashkim numerik.
“Unë i qëndroj mendimit që e gjithë opozita nga një koalicion i përbërë duhet të futet në një koalicion me një listë të përbashkët, sepse jo vetëm Rama është i vetmuar, por duhet të kuptojmë që nuk jemi një bashkim numerik.”- tha ai.
Sa i përket çështjes së detit, kreu i PDIU thotë se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë çfarë diskutojnë me njëra tjetrën për kufi detar, sepse kjo është e vendosur që në vitin 1926.
“Pse kryeministri shqiptar nuk kërkon heqjen e ligjit të luftës, ngritjen e çështjes came dhe asaj që është axhendë e Shqipërisë. Kufijtë territorial, detarë dhe tokësorë, midis Shqipërisë dhe Greqisë janë vendosur me akte ndërkombëtare. Ndaj kam deklaruar që Shqipëria me Greqinë nuk kanë cfarë diskutojnë për ujërat territorialë, sepse ato janë të delimituara. Shqipëria me Greqinë duhet të bisedojë vetëm për zonën ekonomike”.- përfundoi Idrizi.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Gjykatën Kushtetuese, kusht për konferencën e parë për negociatat
BRUKSEL- Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë që të ngrejë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. Kjo është kërkuar së fundmi edhe nga zëdhënësja e Komisionit Eur...
Bushati darkon me Yuri Kim, rikthehet në Shkodër pasi Ilir Beqaj i zuri vendin
SHKODËR– Ish-ministri Ditmir Bushati është fotografuar duke darkuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Të dy, ...
KABINETI HIJE/ Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS, mediat pranë Ramës: Ahmetaj, Spiropali, Nikolla e Beqaj do të je
TIRANË- Sandër Lleshaj e pranoi sot se ajo që është më e sigurtë se gjithçka tjetër, është fakti se ai nuk do të jetë më ministër. Pa dhënë data e a...
Olsi Rama: Më sulmojnë për shkak të vëllait, nuk lexoj më gazeta, as shoh lajme, përveç atyre sportive… s’dua të
TIRANË- Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka thënë se sulmohet nga opozita se për shkak të familjes. Drejtori i Klubit Sportiv Partizani, në një i...
Meta për 11 shtatorin: Shqipëria dhe SHBA-ja janë të bashkuara për lirinë dhe demokracinë
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta ditën e sotme ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook në 19-vjetorin e sulmeve terroriste në S...
Sandër Lleshaj konfirmon largimin: Nuk do të jem më ministër, s’jam i përjetshëm në këtë post
VLORË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Vlorë deklaroi se nuk do të jetë më minis...
Fillimi i vitit shkollor, Basha: Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19, më 14 shtator të ketë me vete rezultatin
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se çdo mësues duhet të bëjë testin e COVID-19, para nisjes së vitit shkollor. Nëp...
Berisha i heq përgjegjësitë LSI-së për marrëveshjen e detit në vitin 2009: Nuk ka qenë në pushtet, pala greke njoftoi e
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Opinion” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për tradhëti për marrëveshjen e detit m...