Politike

Olsi Rama: Më sulmojnë për shkak të vëllait, nuk lexoj më gazeta, as shoh lajme, përveç atyre sportive…  s’dua të

11 Shtator 2020, 10:07 Nga DOSJA
Olsi Rama: Më sulmojnë për shkak të vëllait, nuk lexoj

TIRANË- Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka thënë se sulmohet nga opozita se për shkak të familjes. Drejtori i Klubit Sportiv Partizani, në një intervistë me Ilva Taren në “Euronews”, thotë se nuk do t’ju përgjigjet akuzave, sepse janë pjesë e pisët e luftës politike në Shqipëri.

“Unë mendoj se sulmohem thjesht për faktin e lidhjes sime familjare. Mendoj se çdo gjë që përdoret, përdoret për të dëmtuar imazhin e tij. Pse nuk përgjigjem? Sepse nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë. Unë e di se çfarë bëj, e di që çdo gjë që bëj është shuam e drejtë, e ligjshme dhe e rregullt. Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë. Kështu që për këtë pjesë jam i qetë. Nëse do të më akuzojnë për një gjë tjetër që s’ka lidhje me këtë, që do të më prekë, ndoshta edhe do të përgjigjem. Por deri tani më kanë lënë thjesht indiferent. E di që janë pjesë e pisët të luftës politike që bëhet në Shqipëri. E di që nuk nderon ata që e bëjnë në radhë të parë dhe akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën që unë nuk shoh më as lajme, nuk lexoj më as gazeta, përveç atyre sportive, por edhe aty prapë janë mangësitë e rastit. Më ka bërë përshtypje një shprehje e Denzel Washington që thotë: Kush nuk lexon shtypin nuk është i informuar, kush lexon shtypin është i keqinformuar. Njerëzit që shpërndajnë informacion duhet të kenë pak më shumë kujdes për atë që shpërndajnë, për atë që thonë dhe nëse të tjerët e thonë në mënyrë të papërgjegjshme duhet pasur kujdes me interpretimin të paktën”, tha ai.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olsi rama vellai i edi rames olsi rama vellai i edi rames

Sondazh

Poll