Politike

KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Gjykatën Kushtetuese, kusht për konferencën e parë për negociatat

11 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA
KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Gjykatën

BRUKSEL- Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë që të ngrejë sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese. Kjo është kërkuar së fundmi edhe nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez. Në një intervistë për gazetaren Erisa Zykaj të ABC News Pisonero-Hernandez u shpreh se Kushtetuesja është kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

Ne presim finalizimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese për ta lejuar atë të rifillojë plotësisht funksionet e saj. BE inkurajon autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e saj. Kjo është gjithashtu një kërkesë e konkluzioneve të Këshillit të 25 Marsit 2020 para mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për autoritetet shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet në Gjykatën Kushtetuese”, tha ajo.

Ndërkohë, një ditë më parë ambasadroja amerikane Yuri Kim gjatë një vizite në Shkodër deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit. Ajo theksoi se një vend anëtar i NATO-s duhet me patjetër të ketë Gjykatë Kushtetuese.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ana pisonero-hernandez ngritja e gjykates kushtetuese ana pisonero-hernandez ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll