Aktualitet

Kalojnë 300 shtetas nga Kapshtica në Greqi, Policia Kufitare: U plotësua kuota, sot mos udhëtoni drejt kësaj pike kufitare

11 Shtator 2020, 11:09 Nga DOSJA
Kalojnë 300 shtetas nga Kapshtica në Greqi, Policia Kufitare: U

KORÇË- Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka lajmëruar qytetarët se sot kanë kaluar 300 qytetarë në pikën kufitare të Kapshticës. Policia Kufitare shprehet se kuota e personave që udhëtojnë në Greqi nga kjo pikë kufitare është plotësuar për ditën e sotme. Policia iu bën apel qytetarëve që ditën e sotme të mos udhëtojnë në drejtim të kësaj pike doganore.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme. Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia kufitare radhe ne kapshtice policia kufitare radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...