Aktualitet

Më 18 shtator vendoset për fatin e Donika Prelës, KPA pritet të japë vendimin përfundimtar

11 Shtator 2020, 10:15 Nga DOSJA
Më 18 shtator vendoset për fatin e Donika Prelës, KPA pritet

TIRANË- Komisoni i Posaçëm i Apelit ka shtyrë për në 18 shtator senacën përfundimtare ndaj Donika Prelës, ish-drejtuese e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky pritet të jepet edhe vendimi përfundimtar për të.  Mësohet se në seancën e sotme Prela nuk u paraqit për arsye shëndetësore.

Ndërkohë, në seancën e fundit që u zhvillua në KPA, komisioneri Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e prokurores Donika Prela me pretendimin se ajo nuk e justifikon blerjen e një apartament banimi në Durrës dhe nuk ka asnjë burim të ligjshëm për një llogari bankare.

Ndërsa, Prela kërkoi largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ka konflikt interesi.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë. Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 18 shtator seana ndaj donika prelës donika prela kpa 18 shtator seana ndaj donika prelës donika prela kpa

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...