Aktualitet

Për Gëzimin e Charls-it/ Miqtë bëhen bashkë për artistin që ka nevojë për transplant mëlçie: Dhuroni sa të mundeni,

11 Shtator 2020, 10:10 Nga DOSJA
Për Gëzimin e Charls-it/ Miqtë bëhen bashkë për

TIRANË– Miq, kolegë dhe dashamirës të Gëzim Agollit janë bërë të gjithë bashkë, për të ndihmuar artistin, i cili është në rrezik për jetën. Ata kanë publikuar edhe të dhënat bankare, ku çdokush që e ndjen veten se mund të shurojë diçka mund të kontribuojë në mënyrë që Agolli të shërohet.

Gëzim Agolli, i cili njihet si Gëzimin i Charls-it ka nevojë urgjente për transplantin e mëlçisë, ndërhyrje e cila nuk realizohet dot brenda vendit dhe ka një kosto shumë të lartë për tu kryer. Për këtë arsye, miqtë e tij kanë kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve.

Për Gëzimin e Charls-it, Gëzimin e mirë e të qeshur ngahera, për Gëzim Agollin do të ishte i vyer çdo lloj kontributi me shpresën se mund të shpëtohet një jetë..”, shkruajnë miqtë e tij. Gëzim Agolli ka punuar tek Charls-i  një nga klubet më të njohura në ish-Bllok dhe ndër më të vjetrit me muzikë live.

Në Raiffeisen Bank Sha janë hapur dy llogari vetëm për këtë qëllim, ku mund të kontribuohet. Është i detyrueshëm përshkrimi:

“Kontribut për Gëzim Agolli”.

Të dhënat si më poshtë,

Llog në ALL (lek).

Nr. Llog: 0030573276

IBAN:

AL14202110370000000030573276

Kodi SWIFT: SGSBALTX

Llog në Euro.

Nr. Llog: 0040573276

IBAN:

AL96202110370000000040573276

Kodi SWIFT: SGSBALTX

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim agolli gezim agolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...