Aktualitet

“Dua t’i bëj varrimin”/ Familja e deklaroi prostitutë dhe e vrau, xhaxhai i Eglantina Bucit kërkon eshtrat e mbesës

11 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
“Dua t’i bëj varrimin”/ Familja e deklaroi

TIRANË– Bashkim Buci, xhaxhai i Eglantina Bucit, e cila u vra në mënyrë makabre, ngjarje për të cilën ndodhen në burg babai dhe vëllai i saj, Faik dhe Shkëlzen Buci, ka kërkuar eshtrat e mbesës. Ndryshe nga familja e të ndjerës, të cilët pas zhdukjes së të resë, deklaruan se ajo ishte bërë prostitutë, xhaxhai i Eglantinës dëshiron që mbesa e saj të prehet e qetë dhe që të ketë një vend ku ta qajnë.

Bashkim Buci ka shkuar në policinë e Tiranës dhe ka kërkuar që t’i japin eshtrat e të mbesës që t’i bëjë një varr. Por, autoritetet nuk ja kanë dhënë ende pasi presin që të mbarojnë hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit.

Vrasja e vajzës që mbeti e groposur tek Mali me Gropa u zbardh tetë vite pas kryerjes së krimit makabër, pasi kafshët e egra i nxorrën eshtrat në sipërfaqe. Dëshmitari i kësaj vrasjeje bëri që të viheshin në pranga Faik dhe Shkëlzen Buci. Këta të fundit akuzohen se e kanë vrarë familjaren e tyre për nder, pasi dëshironte të bashkëjetonte me të dashurin e saj, në atë kohë. Përpara grupit hetimor, ata kanë mohuar akuzat për krimin e rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim buci eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit bashkim buci eglantina buci faik buci shkelzen buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...