Aktualitet

ME FOTO/ Ky është xhaxhai i “Ben Qimes” që do të ekstradohet drejt Kosovës, akuzohet për drogë dhe grup të strukturu

11 Shtator 2020, 10:59 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është xhaxhai i “Ben Qimes” që do të

VLORË- Del fotoja e Ahmet Isufajt, i cili njihet nga të gjithë si xhaxhai “Ben Qimes”. Kjo foto është siguruar nga Gazetari i Report TV, Elton Qyno. Ndërkohë gjykata e Apelit Vlorë ka miratuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Ahmet Isufajt drejt Kosovës.

65-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë, pasi drejtësia e këtij vendi e kërkon me çdo kusht fierakun që akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Vendimi për lejimin e ekstradimit të Isufajt, është marrë pak kohë më parë në Vlorë dhe pritet që të ekzekutohet sapo këtë çështje ta shqyrtojë dhe Gjykata e Lartë në Tiranë.

Tashmë Isufaj ndodhet në masën e “arrestit në shtëpie” ku rruhet me policë tek dera. Këtë vendim për 64-vjeçarin e dha Gjykata e Vlorës në muajin dhjetor  të 2019, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, pranuan kërkesën e Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Më 6 dhjetor 2019 Ahmet Isufaj teksa qëndronte në një bar përballë burgut të Fierit, ra në prangat e policisë, së bashku me djalin e tij, Amarildo Isufaj, pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit, ku djalit të tij ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë biçak, sende këto për të cilat ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Por dhe ky dënim u rrëzua nga gjyqtarja Matilda Shalla, e cila urdhëroi pezullimin e dënimin me burgim, duke e konvertuar atë në shërbim prove për një periudhë prej 3-vjeçare, me qëllim që Amarildo Isufaj gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Po kështu, Ahmet Isufaj së bashku me nipin e tij, Arben Isufaj  (Ben Qimja), janë objekt i operacionit “Forca e Ligjit” OFL, për të deklaruar pasurinë e tyre.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet isufaj arben isufaj ben qimja ahmet isufaj arben isufaj ben qimja

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...