Aktualitet

“Nuk pranojmë tallje pa fund”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë për pagat: Ta dimë që vdesim, por nuk presi

11 Shtator 2020, 09:54 Nga DOSJA
“Nuk pranojmë tallje pa fund”/ Naftëtarët e Ballshit

BALLSH- Ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë naftëtarët e Ballshit për pagat e prapambetura dhe për kushte më të mira pune. Gjatë protestës, përfaqësuesi i naftëtarëve Sokol Dautaj për “News 24” deklaroi se nëse nuk plotësohen kushtet që kërkohen, të hënën punëtorët nuk do të shkojnë në punë.  Ai ka sqaruar se punëtorët kanë nënshkuar kontrata me firmën,  por deri më tani nuk kanë marrë asnjë lekë nga pagat e tyre.

“Zonja ministre. Të hënën nuk do të futet askush në uzinë. Këtu nuk ka as lekë dhe as punë. Le të vijë ministrja dhe të zgjidhë situatën. Përfaqësuesit e dërguar nga ministria nuk janë serioz. Të hënën, asnjë punonjës i kompanisë Allumi nuk do të hyjnë në Uzinë. Nuk pranojmë tallje pa fund. Kontratat janë nënshkruar dhe nuk na është dhënë asgjë. Na u tha se lekët do të kalonin në bankë. Gjysma e punonjësve kanë nënshkruar kontratë për 250 mijë lekë dhe nuk i kanë marrë”, deklaroi Dautaj.

Naftëtarët paralajmëruan se të hënën do të zhvillojnë një tjetër protestë dhe duan të takohem me ministren Belinda Balluku.

Ta dimë që ditën e martë vdesim, asnjë nuk presim këtu përveç ministres. Të gjithë janë maskarenj”, u shpreh një naftëtar.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...