Aktualitet

Mbyllet filiali i një banke në Elbasan, disa punonjës rezultojnë të infektuar me COVID

11 Shtator 2020, 10:10 Nga DOSJA
Mbyllet filiali i një banke në Elbasan, disa punonjës

ELBASAN- Mbyllet filiali një banke të nivelit të dytë në Elbasan, pasi disa punonjës janë të infektuar me koronavirus. Punonjësit kanë bërë tamponin dhe ndër ta kanë rezultuar edhe të infektuar. Nuk dihet ende gjendja e të infektuarve me koronavirus.

Ndërkohë, sot është mbyllur edhe reparti i Kirurgjisë në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka infermierë të infektuar me COVID-19. Mësohet se 20 infermierëve të këtij spitali u është marrë tamponi dhe pritet përgjigjia e tyre.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy të moshuar dhe janë konfirmuar 156 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 324.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet banka në elbasan mbyllet banka në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 09:48

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Edi Rama publikisht. Përmes Luan Baçit, i cili ka publikuar një formular, PD-ja pretendon se t...