Aktualitet

Tenori i njohur Agim Hushi letër publike Shahinit: Turp, s’e deshe kurrë këtë vend dhe nuk e justifikon dot dështimin

11 Shtator 2020, 09:43 Nga DOSJA
Tenori i njohur Agim Hushi letër publike Shahinit: Turp, s’e deshe

TIRANË– Agim Hushi, tenori i njohur shqiptar ka shkruar një letër publike për ministren e Arsimit Besa Shahini, e cila ka deklaruar largimin e saj nga qeveria dhe Shqipëria. Përmes letrës, Hushi shkruan se dëshira e Shahinit për të lënë Shqipërinë pasi të mbarojë mandatin është shumë hyese për të gjithë shqiptarët.

Sipas tenorit, kjo gjë tregon se ajo nuk e ka dashur kurrë këtë vend dhe se është bërë aktore e një regjisori të dështuar dhe se nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Letra e plotë

Letër e hapur shoqes Besa Shahini. Përshëndetje shoqja Besa. Po ju shkruaj si shqiptar i emigruar larg dhe për arsye qe s’do te doja t’ju vija në pozitë të solidarizoheshit me mua! Por po ju them që ndodhem kaq larg prej qeverisë që ju përfaqësoni dhe për turpin e saj! Ju mbase për mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhët t’i shërbeni një personi me elokuence qeverisese të dyshimtë dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj këtë! Por për mendimin tim zgjodhët kohën e gabuar dhe i bëtë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar. Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhët pafund.

Me vjen keq t’ju them se askush nuk ua kërkoi sakrificat dhe këtë lodhje që e betë për të sfiduar papjekurine tënde profesionale. Thënë figurativisht ju ishit aktore e një regjisori të dështuar dhe skini si të na bindni për mosdeshtimin tuaj ministror. Se fundmi me lejoni qe t’ju tjem se deshira juaj per te lene Shqipërinë pasi të mbaroni mandatin tuaj si ministre ishte shumë fyese për të gjithë ne si shqiptarë! Gjë qe tregoi se ju nuk e keni dashur kurrë kete vend! Gjë qe na konfirmoi shkëputjen tuaj me themel nga kjo toke! Nuk ju fajësoj! Ju realisht i përkitni nje toke tjetër dhe bëni mire që ktheheni në shtëpinë tuaj pavarësisht se jemi një atdhe! Por ky akt i te papërgjegjshmit shqiptar nxorri në pah një zhgënjim të  madh që rëndoi mbi shqiptarët dhe nxënësit tanë! Uroj të gjeni kurajo t’i shihni gjerat ne sy siç janë! Sinqerisht, Agim Hushi.

Pak ditë më parë, Shahini deklaroi se do të largohej nga posti i saj si minister dhe nga Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim hushi besa shahini agim hushi besa shahini

Sondazh

Poll