Aktualitet

Mbyllet sërish pika kufitare e Kapshticës/ Mbi 100 emigrantë bllokohen në tokën neutrale. Dhjetëra të tjerë kthehen pas,

11 Shtator 2020, 07:07 Nga DOSJA
Mbyllet sërish pika kufitare e Kapshticës/ Mbi 100 emigrantë

KAPSHTICË- Plotësohet kuota prej 300 personash, mbyllet sërish pika kufitare e Kapshticës. Policia kufitare njofton se është plotësuar kuota

dhe iu bën thirrje qytetarëve që sot të mos udhëtojnë drejt kësaj pike kufitare.  Mësohet se në tokën neutrale kanë mbetur mbi 100 emigrantë të cilët me shumë mundësi do të kalojnë natën aty dhe do të jenë të parët ditën e nesërme për të kaluar kufirin.

Ndërkohë janë të shumtë emigrantët që u kthyen pas nga pala shqiptare pasi lejën e udhëtimit e kishin fotokopje dhe jo me “bar kod” nga agjencitë. Sakaq, në këtë pikë doganore u kthyen pas edhe shumë qytetarët, të cilët nuk kishin me vete rezultatin e tamponit.

Një ditë më parë, në këtë pikë doganore u krijuar sërish radhë të gjata. Pala greke mbylli shërbimin, pasi u plotësua kuota prej 300 personash për kalimin në Greqi. Dogana u mbyll në orën 22:00 dhe u hap në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Që në datën 16 gusht, pala greke “kufizoi” kalimin e emigrantëve shqiptarë për në vendin fqinjë. Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga autoritetet fqinje u vendos që të mos lejohet kalimi i më shumë se 300 personave, të cilët duhet të kenë bërë edhe tamponin për të kaluar kufirin.   Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit shkaktoi radhë kilometrike në daljet për në Greqi, të cilat vazhduan për ditë me radhë, duke shkaktuar edhe shtyrjen e afatit. Kaos u krijua në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët qëndruan 5 ditë në radhë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kapshtice radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 06:29

DURRËS- Punonjësit e IKMT-së në Durrës nuk e llogaritën mirë zonën e rrezikut, gjatë shembjes së një pallati. Siç shihet qartë edhe videon e mëposht...