Aktualitet

‘S’e dinim që duhej tamponi’, emigranti në Kapshticë kthehet pas: Taksisti më tha kalon pa problem në kuf

11 Shtator 2020, 08:49 Nga DOSJA
‘S’e dinim që duhej tamponi’, emigranti në

KORÇË- Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë kthyer pas në pikën doganore të Kapshticës, pasi nuk kanë pasur me vete tamponin, kusht për të udhëtuar.  Këtë e ka treguar edhe një emigrant shprehet për Report Tv, i cili shprehet se është kthyer mbaprash, pasi nuk kishte tampon dhe nuk e dinte që duhej.

 “Nuk kisha tampon. Ne nuk e dinim që duhet të bënim tamponin, do kthehemi mbrapsht. Në Greqi janë me leje të përhershme, informacion nuk kishim, na tha taksisti që kalon pa problme, por na kthyen pas. Ta dija nuk kisha ardhur fare. Dje erdha u ktheva se ishte mbyllur kufiri dhe ulur trau, erdha sot më kthyen”, tha emigranti.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Nuk kam tamponë, nuk e dija që duhet të bëja tamponin. Do të kthehem në Korçë të bëj tamponin dhe të nisem sërish pastaj. Na ka kthyer pala shqiptarë që na pyeti për tamponët dhe u kthyem. Është një situatë mjaft e vështirë, koston e përballojmë me borxhe,. jam punonjës sezonal”. 

Sot janë krijuar sërish radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Qindra emigrantë në radhë për të kaluar kufirin, por ende nuk është plotësuar kuota prej 300 personash. Ndërkohë shumë të tjerë kanë kthyer mbrapsht nga pala shqiptare pasi lejën e udhëtimit e kanë fotokopje dhe jo me “bar kod” nga agjencitë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flet emigranti në kapshticë radhe ne kapshtice flet emigranti në kapshticë radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shtator 2020, 06:29

DURRËS- Punonjësit e IKMT-së në Durrës nuk e llogaritën mirë zonën e rrezikut, gjatë shembjes së një pallati. Siç shihet qartë edhe videon e mëposht...