Marrëveshja e detit/ Dule: Sa herë përmendet Greqia, hidhen përpjetë e lëshojnë baltë, pse?
10 Shtator 2020, 20:07Nga DOSJA
TIRANË – Sonte në Open në Top Channel po diskutohet për çështjen e detit. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në emision tha se Greqia nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë agresive në politikën e jashtme me Shqipërinë.
Ai tha se sa herë bëhet fjalë për marrëveshje mes këtyre dy vendeve fqinje, ka nga ata shqiptarë që sulmojnë dhe hedhin baltë, me pa të drejtë.
Në emisionin Open, Dule u shpreh se po bëhet një ngatërresë, mes asaj që quhet shtrirje territoriale e ujrave deri në 12 milje dhe zonave ekskluzive ekonomike.
“Nuk e di pse duam që gjithmonë të japim një imazh negativ në sytë e botës. Sa herë ka një marrëveshje me Greqinë, hidhen përpjetë, hidhen akuza, baltë. Pse? Nuk ka njerëz të mirë e punëtorë në këtë vend? Vetëm njerëz që bëjnë marrëveshje të fshehta dhe shesin e blejnë? Këtu është një strumbullar. Duhet të jemi të përgjegjshëm. Greqia po të ishte e ashpër me ne në 2009 do e ratifikonte menjëherë në parlament atë marrëveshje, por nuk e bëri, pasi respekton fqinjësinë, respekton partneritetin. Kryeministri grek foli për ujëra territoriale, ne flasim për zonat ekskluzive ekonomike. Nuk janë e njejta gjë. Dua të bëj dhe një vërejtje linguistike. Greqia nuk tha do shtrijmë ujërat tona në 12 milje. Deri në 12 milje po, sepse është terminologjia e vetë konventës. Sepse ka kushte gjeografike që nuk e lejojnë të shtrihet 12 milje. Si do shtrihet 12 milje në Ksamil? Aty nuk ka mundësi të shtrihet, ka ndarje deti në mënyrë të barabartë, që quhet vijë e mesme. Kemi dhe mbylljen e gjireve. Dua ta sqaroj, shtrirja e ujërave territoriale deri në 12 milje nuk kërkon marrëveshje, janë zonat ekskluzive territoriale ekonomike ato që kërkojnë marrëveshje”, tha Dule.
TIRANË– Historiani Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ ka folur rreth marrëveshjes për DetinAi është shprehur se deri më tani nuk ka p...
TIRANË– Një lajm ka trazuar ujrat politikë në vend. Në një artikull të publikuar nga “Ora News” shkruhet se nga burime jozyrtare për televizionin kanë sigu...
TIRANE– Për lajmin se presidenti Ilir Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm pas zgjedhjeve ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet denoncimit të Partisë Demokratike, se ai kishte telefonuar Manjola Cakonin dhe e kishte ofend...
TIRANE– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lër...
TIRANE-Edi Paloka nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se Rama kërkon të joshë sa majtas sa djathtas e se është i dëshpëruar. Nënkryetari i PD-së ka reagur...
FIER– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Fierit aty ku po takohet me gjimnazistët dhe studentët e këtij qyteti.Gjatë bashkëbisedimit të tyre...