Politike

“Meta largohet nga Presidenca në 26 prill”/ Artikulli që trazoi politikën shqiptare, kreu i shtetit rikthehet në kabinet

10 Shtator 2020, 19:57 Nga DOSJA
“Meta largohet nga Presidenca në 26 prill”/ Artikulli që

TIRANË– Një lajm ka trazuar ujrat politikë në vend. Në një artikull të publikuar nga “Ora News” shkruhet se nga burime jozyrtare për televizionin kanë siguruar informacionin se vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 26 prill, presidenti i vendit Ilir Meta do lërë Presidencën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe është vënë përballë dy opsioneve. Numri një i shtetit mund të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshë, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. E gjitha në varësi të rezultatit të zgjedhjeve.

“Gjithashtu, burimet për Ora News sqarojnë Meta nuk do te mbajë asnjë teser partie. Ende nuk është e qartë pse po bëhet një veprim i tillë. Zyrtarisht, mandati i presidenti Meta mbaron në datë 24 korrik 2022,“-shkruhet ndër të tjera në artikull. 

Sa i përket karriges së presidentit, e cila do të mbesë bosh, në artikull shkruhet se mund t’i kalojë Rexhep Meidani ose Sali Berishës. Të dy politikanët e kanë mbajtur më parë postin e kreut të vendit. 

Një prej personave më të afërt të presidentit, ish-numri një i LSI-së, Petrit Vasili as nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar lajmin. Në një prononcim live, Vasili u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to. Po ashtu një reagim ka pasur edhe nga Paloka, i cili pretendon se e gjithë është një “skemë” e kryeministrit Edi Rama. 

Nuk kanë munguar reagimet nga ana e socialistëve. Zv.kryeministri Erion Braçe gjithashtu as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar lajmin, por u ka kërkuar qytetarëve që mendohen para se të votojnë. Sipas Braçes, ky lajm është i mirë vetëm për kriminelët. 

Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ana e Presidencës, që mesa duket ka zgjedhur të heshtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ilir meta per kryeminister edi rama ilir meta ilir meta per kryeminister

Sondazh

Poll