Politike

“Turp të të vijë!”/ Rama flet për Manjola Cakonin: Nuk i kam braktisur. Ata që humbën nuk ua kthej dot

10 Shtator 2020, 19:54 Nga DOSJA
“Turp të të vijë!”/ Rama flet për Manjola

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet denoncimit të Partisë Demokratike, se ai kishte telefonuar Manjola Cakonin dhe e kishte ofenduar pasi kjo e fundi kishte deklaruar se nuk kishte përfituar ndihma pas tërmetit të 26 nëntorit. 

Në fjalën e tij, Rama premtoi se të gjithë ata që u prekën ngë tërmeti nuk do t’i harronte dhe do t’u siguronte një jetë me kushte të reja, më të mira se ato që kishin para tragjedisë. 

Telefonata e Cakonit? Thjesht jam shumë i keqardhur me hijenopolitikën e PD që nuk lë rast pa u përpjekur të keqpërdorë dhimbjen dhe përpiqet të peshkojë duke manipuluar ndjenja njerëzore. Kush i do faktet. t’i marri e t’i shohë. Nuk i kam braktisur. Ata që humbën nuk ua kthej dot, por i kthej në një jetë të re me kushte,”-u shpreh Rama. 

Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama manjola cakoni edi rama manjola cakoni

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 16:32

TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...