Politike

Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha dhe Berisha duhet ta qepin gojën!

10 Shtator 2020, 19:26 Nga DOSJA
Çështja e detit me Greqinë, Rama ngre zërin: Meta, Basha

TIRANË– Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra u është drejtuar nga emisionin “Opinion” kundërshtarëve të tij politikë. Rama u ka kërkuar presidentit Ilir Meta, kryedemokratit Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha që të mos flasin për çështjen e detit me Greqinë. 

Edhe njëherë Rama ka sqaruar se nuk ka negociata me palën greke që me ndërrimin e qeverive Tsipras- Mitsotakis. 

Ilir Meta, Saliu, Monika po e po janë shumë më patriot se unë. Për detyrën që ka presidenti iu takon që ta kuptojë çfarë ka thënë kryeministri grek. Transparencë bëhet për diçka që nuk ka ndodhur. Negociatat nuk zhvillohen në Jalë. As në maunet në formë varke, as në gjirin e Lalëzit, por me delegacione. Njerëzit që i kanë peshkuar ose që janë shqetësuar të kuptojnë disa gjëra të thjeshta. Ambasadori e shtoi konfuzionin duke thënë që nuk ka transparencë. Kur u ndryshua qeveria në Greqi, nuk kanë rifilluar. Nuk ka zhvillime të reja. Nuk ka marrëveshje për detin, me qeverinë e mëparshme. Llogarit me të renë. Dimë që Mistotakis ka qasje të mirë me Shqipërinë për të ndërtuar një marrëdhënie solide dhe të fqinjësisë së mirë. Presidenti është peshkatar sepse nëse ka një pikë që Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Saliu duhet ta qepin gojën është kjo pikë. Siç e qelbën këta nuk e bën dot asnjë qeveri shqiptare. E kanë treguar se janë të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare,”– u shpreh Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 16:32

TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...