Politike

“Po pse po e bëjmë këtë gjë ne?”/ Rama tregon dy TELEFONATAT me Mistotakisin: Jam për marrëveshje me çdokënd

10 Shtator 2020, 19:36 Nga DOSJA
“Po pse po e bëjmë këtë gjë ne?”/ Rama

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Opinion” ka treguar dy herët që ka folur në telefon me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se është i gatshëm që të dialogojë me çdo fqinj për të zgjedhur të gjitha mosmarrëveshjet.

“Kam folur 2 herë me kryeministrin grek; më mori kur ra tërmeti. I thashë faleminderit edhe për ty se të përfaqësoj pavarësisht që nuk e meritoj një mandat të tretë. (Rama i referohet një interviste të Blendi Fevziut, i cili u shpreh se maxhoranca nuk e meriton një mandat të tretë). Dhe herën e dytë kur jam konsultuar në fazën e dytë të koronavirusit. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek. E kam takuar edhe në ndonjë rrethanë në këmbë, në OKB dhe një takim në Athinë kur nuk kemi folur asnjë sekond për këtë çështje. Nuk ka marrëveshje me Greqinë, unë kam folur që në fillim me kryeministrin Samaras dhe Tsipras dhe bindja ime ka qënë gjithmonë, se është temë e vështirë. Është mirë të zgjidhet. Hajde t’i besojmë një pale të tretë dhe t’i kërkojmë albtrazh jo formal. Marrëveshja do bëhet me Greqinë? Jam për marrëveshje me çdokënd, me çdo fqinj. Jam për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe me vendet e Ballkanit. Zgjidhim problemet por jo pa bërë sikur nuk ka probleme. Po kërkoni më shumë se marrëveshja e 2009? Po pse po e bëjmë këtë gjë ne? Po respektojmë konventat ndërkombëtare. Marrëveshja e 2009 është groteske. Është absurde,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon kyriakos mitsotakis edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 16:32

TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...