Meta lë presidencën për ekzekutivin pas 26 prillit? Reagon Petrit Vasili:Do ishte një lajm shumë i madh
10 Shtator 2020, 19:20Nga DOSJA
TIRANE– Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi live në emisionin e gazetarit Çim Peka në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve.
Ai u shpreh se nuk ka pasur komunikim me Metën dhe nëse kjo gjë do ndodhte do ishte lajm i madh për to.
“Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta. Do ishte një lajm shumë i madh. Raportet mes LSI-PD janë më solide se kurrë, është një aleancë kundër mafias. Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,” theksoi më tej Vasili. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë ballë për ballë me mafian e Rilindjes.
Ilir Meta rikthehet në kabinet pas 26 prillit. Në një artikull të botuar nga “Ora News” shkruhet se numri një i shtetit mund të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshë, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. E gjitha në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Reagime nga të gjitha palët politike, ndërsa Presidenca hesht.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Edi Paloka nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se Rama kërkon të joshë sa majtas sa djathtas e se është i dëshpëruar. Nënkryetari i PD-së ka reagur...
FIER– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Fierit aty ku po takohet me gjimnazistët dhe studentët e këtij qyteti.Gjatë bashkëbisedimit të tyre...
DIBER– Është prezantuar struktura Shqiponja në Dibër ditën e sotme. Ky prezantim u bë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili nga Dibra deklaroi se ...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë pasditen e sotme në inagurimin e fushatës “FRESSH Voice” për përfshirjen e të rinjëve n...
Politike10 Shtator 2020, 16:32
TIRANE–Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila ishte në banesën e Manjola Cakonit- gruaja që humbi bashk...
Vendimi i qeverisë për të rikthyer kazinotë në kryeqytet, nuk u publikua në faqen zyrtare të kryeministrisë, por ai u botua disa ditë më vonë në Fletoren Zyrtar...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka shkuar në fshatin Fishtë të Lezhës, ku edhe ka vizituar një vresht rrushi, bashkë me disa fermerë të zonë...
Këtë javë u zhvillua në Berlin Konferenca e Pestë e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. Ishte një nismë e ambasadave të Shqipërisë dhe Kroacisë në Berlin, si ...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjobën e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit prej 44 milionë eurosh për rrugën Tiranë- Elbasan, të cilën shte...