Sport

HISTORIKE! Basketbolli bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën, zyrtarizohet Liga Unike, Edi Rama: Jam i bindur që kjo është n

10 Shtator 2020, 17:56 Nga DOSJA
HISTORIKE! Basketbolli bën bashkë Shqipërinë dhe

SHQIPËRI-Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet shqiptare në Ballkan. Po kështu, në kuadrin e një funksionimi të tillë politik dhe administrativ,janë të detyruara të kenë edhe nga dy kombëtare në sportet përkatëse. Nëse në futboll, Kosova po kthehet në një krenari kombëtare,basketbolli e zyrtarizon këtë gjë. Liga Unike do të marrë formë shumë shpejt ku tetë ekipe do të marrin pjesë në Ligën e përbashkët, katër nga Shqipëria dhe po kaq skuadra dardane.

Në inagurimin e kompeticionit të ri ishin Avni Ponari, presidenti i FSHB, Arben Fetahu, presidenti i FBK, nën praninë e dy ministrave të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të dy shteteve tona, Besa Shahinit dhe Vlora Dumoshit.I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë është edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili ka deklaruar mes të tjerash:

Krijimi i Ligës Unike përbën një moment shkuarje në një moment tjetër dhe kam besim që do të bëhet shtysë për të tjerët. Në fushën e sportit nuk jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më… Ka pasur herët jo pak sportisë dhe trajnerë që kanë shkuar në Kosovë dhe kanë qënë pjesë e aktivitetit në fushën e basketbollit. Ajo që është e rëndësishme është që ngre nivelin e konkurencës dhe krijon më shumë hapësirë për të pasur më shumë cilësi në ndeshjet në paketë.

Ndërkohë jam i bindur që kjo është një eksperiencë që do ta bëjë shumë të shpejtë dhe do ta nxisë mekanizimin jo fort të lehtë për t’u vënë në lëvizje. Ideja aspak e re e organizimit të kampionatëve të përbashkëta duhet me patjetër që të marrë rrugë dhe mesiguri do stimulohet nga kjo që po ndodh sot këtu. E mira nuk ka fund dhe e keqja harrohet shpejt. Ne sot, jemi më mirë seç kemi qënë ndonjëherë tjetër, nga aspekti i pozicionit dhe të drejtave.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basketboll edi rama kosova liga unike shqiperia basketboll edi rama kosova liga unike shqiperia

Sondazh

Poll