Politike

“Edi jam! Turp të të vijë…”, Meta shpërndan videon e Grida Dumës: Solidaritet me Manjola Cakonin, shqiptarët s’e m

10 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
“Edi jam! Turp të të vijë…”, Meta

TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë videon e ish-deputetes Grida Duma, e cila paraditen e sotme ishte në banesën e Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin dhe të bijën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Krahas videos, Meta shkruan se qytetarët shqiptarë nuk e meritojnë arrogancën me të cilën trajtohen nga qeveria duke kërkuar solidaritet për Manjolën dhe djalin e saj, Alesion.

MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme! Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë! Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!,“-shkruan kreu i shtetit. 

Në videon, ku shfaqet edhe ish-deputetja Grida Duma, Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit dhe mungesën e dëmshpërblimit. Sipas saj, Rama e ka përdorur djalin e vogël për propagandë dhe kur ka parë rrëfimin e saj, i ka dhënë nënës së saj në telefon: “thuaji Manjolës ti vijë turp”, dhe më pas personi është prezantuar si “Edi jam”. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma ilir meta manjola cakoni grida duma ilir meta manjola cakoni

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...

Politike 10 Shtator 2020, 10:55

TIRANË- Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rr...