Raporti i DASH për investimet/ Meta: I kam bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për PPP-të dhe tenderat, ende nuk ës
TIRANË-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta i cilëson konkluzionet e raportit si tronditëse. Kreu i shtetit thekson se i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për PPP-të dhe tenderat abuzivë, por thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje.
Ai shprehet më tej se është një domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
“Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.“, shprehet ndër të tjera Presidenti.
Postimi i plotë:
Shqipëria perceptohet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.
Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”.
Ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve. Edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore. Ndërsa Fondi Monetar më herët ka ngritur me shqetësim rrezikun nga rritja e numrit dhe të kostos së PPP-ve, si dhe rritjen e borxhit publik si pasojë e tyre.
Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.
Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqëndruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.
I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste. Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim! Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre!
Ky reagim i presidentit vjen, pas raportit të DASH, ku thuhet se Shqipëria është një vend i papëlqyer për investime të huaja. Sipas raportit korrupsioni në Shqipëri minon sundimin e ligjit dhe frenon ekonominë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Krim kam bërë, por s’jam kriminel”/Flet vëllai i Eglantina Bucit: E mbanin nëpër shtëpi publike, dëshmitari e dont
Shkëlzen Buci, i cili akuzohet për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci 8 vite më parë mohon të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. Në një lidhje telefonike për...
Partia e re me Nismën Thurje, Rudina Hajdari ndez “motorët”: Kam marrë shumë energji, kemi 568 vetë për regjis
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka nisur turin e takimeve, pas shpalljes së krijimit të një partie bashkë me Nisma Thurje. Në një postim në rrjetet social...
Raporti i DASH, PD: Korrupsioni i qeverisë në ikje largon investitorët amerikanë dhe mbyll vendet e punës për shqiptarët
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKUNën qeverisjen e kryeministrit në ikje, Edi Rama, Shqipëria ka kapur fundin. Vendi ynë renditet si më i ...
Ambasadorja amerikane i shkon në zyrë Voltana Ademit/ Yuri Kim: Jo presione ndaj SPAK, ka persona që po tentojnë ta intimido
SHKODËR- Ditën e sotme në orënambasadorja Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në ambientet e kësaj bashkie. Amb...
“Çdo takim një mashtrim”/ Berisha publikon videon kur qytetarja i thotë Ramës se nuk kanë ujë, si reagon kryeministri
TIRANË- Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga inspektimet e kryeministrit Edi Rama në zonat e rindërtimit. Pamjet janë mar...
Kryesimi i OSBE-së/ Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit: Promovimi i sigurisë nëpërmjet luftës kundër korrupsionit
PRAGË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në P...
Yuri Kim dhe Rama zbarkojnë sot në Shkodër, kryeministri vizitë nën masa të rrepta sigurie, nuk do jenë të pranishme med
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës, por nuk do të jenë të pranishme mediet. Mësohet se...
Do të jetë ministër i Brendshëm? Balla: Kjo çështje s’është në vëmendjen time sot….kundërshtarët i kemi nëpër
ELBASAN– Ndërsa Partia Socialiste ka ndezur motorret për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zëra nga qarqe të ndryshme politike kanë folur për ndryshime në ka...