Politike

Komisoni i Ekonomisë rrëzon dekretin për “Zhvillimin Rajonal” dhe Kohezionin

10 Shtator 2020, 12:06 Nga DOSJA
Komisoni i Ekonomisë rrëzon dekretin për “Zhvillimin

TIRANE– Komisoni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit Ilir Meta për “Zhvillimin Rajonal” dhe Kohezionin.

Dekreti u rrëzua me 14 vota, ndërsa vetëm dy deputetë mbështetën këtë dekret.

Pas rrëzimit në këtë komision, ligji tashmë kalon në seancë plenare. Ky ligj e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Ndërkohë Presidenti Meta e ktheu ligjin në 14 gusht, me argumentin se “ky ligj, me përmbajtjen e miratuar, nuk mund të bëhet kurrsesi pjesë e legjislacionit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, bie hapur ndesh me disa dispozita të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Presidenti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i ekonomise ilir meta komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...

Politike 10 Shtator 2020, 10:55

TIRANË- Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rr...