Politike

Pasi kaloi koronavirusin, Erjon Veliaj dhuron plazmën për të infektuarit me COVID-19

10 Shtator 2020, 13:01 Nga DOSJA
Pasi kaloi koronavirusin, Erjon Veliaj dhuron plazmën për të

TIRANE– Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhuruar plazmën në ambientet e QSUT.  E pranishme ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila është shprehur se ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e plazmës së gjakut. Manastirliu tha se 16 pacientë po trajtohen më këtë terapi të re në të dy spitalet COVID.

“Janë 51 qytetarë të cilët na janë bashkuar në nismën tonë ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’, të cilët, pasi e kanë kaluar COVID19 kanë dhuruar plazmën dhe nga ana tjetër janë 16 pacientë në Spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi, që kanë përfituar nga kjo terapi e re. Plazma është një armë më shumë në të gjithë terapitë që ne tashmë kemi siguruar për trajtimin e COVID19”, -tha Manastirliu.

Duke vlerësuar gjestin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Manastirliu tha se kërkohet që më shumë dhurues t’i bashkohen kësaj nisme, për të vijuar zinxhirin e solidaritetit sa i përket dhurimit të plazmës.

Veliaj pasi fitoi betejën me Covid iu rikthye punës normale në krye te bashkisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj plazme erjon veliaj plazme

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...

Politike 10 Shtator 2020, 10:55

TIRANË- Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rr...