Politike

PRAPASKENAT/ Rama i dyzuar, ‘kujt’ do t’ja falë Durrësin…mesazhi që iu dha të besuarve: Unë do të

10 Shtator 2020, 11:31 Nga DOSJA
PRAPASKENAT/ Rama i dyzuar, ‘kujt’ do t’ja falë

DURRËS- Kryeministri Edi Rama e la qëllimisht të pasqaruar vendimin për të marrë drejtimin e fushatës në qytetin bregdetar, e po ashtu edhe për të vendosur emrin e tij në listë. Durrësi është beteja e më e nxehtë elektorale e vitit 2021, e kjo jo pa arsye. Qyteti i goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, ka kthyer sytë nga qielli për ndihmë. Qeveria pretendon se ka bërë maksimumin, ndërsa opozita mohon duke thënë se nuk ka asnjë investim ashtu siç do të duhet të ishte. Ndërsa edhe media i ka sytë nga Durrësi, kryeministri e ka lënë të hapur luftë-betejën për qytetin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se Rama ka mbledhur dje në ambientet e një resorti shumë të njohur në hyrje të qytetit të Durrësit, ku ka takuar të gjithë përfaqësuesit e ngushtë në Durrës dhe grupin e koordinatorëve. “Unë do të jem udhëheqësi politik i qarkut”, iu ka thënë Rama të tijëve, ndërsa ka ndarë me ta faktin se akoma nuk ka vendosur se cili do të jetë qarku ku do të garojë vetë si deputet. “Kjo nuk do të thotë ende se do të jem në listë për Durrësin“, -mësohet të jetë shprehur më tej ai.

Nga ana tjetër, mediat kanë raportuar këto ditë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të garojë në Durrës. A do të kemi një përballje liderësh në këtë qark? Mesa duket Edi Rama kërkon ta ruajë efektin e surprizës edhe për disa muaj të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne durres zgjedhjet parlamentare 2021 edi rama ne durres zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2020, 11:16

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur rihapjen e lojërave të fatit për të favorizuar një të burgosur në 313, i cili përfi...

Politike 10 Shtator 2020, 10:55

TIRANË- Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka njoftuar se do të zëvendësohet nga Alastair King-Smith. Në një postim në rr...

Politike 10 Shtator 2020, 09:14

KUKËS- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë ditën e sotme në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Kukës. Pas kësaj ceremonie, Lles...