Sport

VIDEO/Një ëndërr e bërë realitet,Tonali është i Milanit, lojtari shfaqet i emocionuar përpara vizitave mjekësore

9 Shtator 2020, 12:28 Nga DOSJA
VIDEO/Një ëndërr e bërë realitet,Tonali është

MILANO-Sandro Tonali është më në fund lojtari i Milanit. Ish-mesfushori i Brescia-s mbërriti ditën e martë në Milano,por vizitat mjekësore ishin programuar për ditën e sotme. Kuqezinjtë shpenzuan plot 35 milionë euro për një nga lojtarët që konsiderohet si një nga futbollistët me të ardhme të madhe.

Lojtari është fotografuar dhe përpara vizitave është shfaqur mjaft i emocionuar. Postimi i tij në Instagram për “përrallat” dhe ngjyrat kuqezi me foton kur i vogël mbante veshur fanellën kuqezi, dëshmojnë se lojtari mezi po pret debutimin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan tonali milan tonali

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2020, 10:13

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar ...