Sport

9 Shtator 2020, 10:13 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e kombëtares në ndeshjen shtëpiake ndaj Lituanisë, teksa kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja u mposhtën me rezultatin 0-1.Duka ishte në Elbasan ditën e djeshme për të parë Shpresat të cilët fituan ndaj Andorrës 3-1, ndërsa pas sfidës për mediat, presidenti theksoi se Kombëtarja A nuk është një ekip i madh dhe se nëse futen në fushë si gjeneralë, atëherë dalin të turpëruar.

Ndërsa ekipi i parë zhgënjeu jo vetëm me rezultat por edhe me lojën në fushën. Nuk mendoj që ishte vetëm lodhja. Por, koncentrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari. Na penalizoi vetëkënaqësia. Gjithsesi duhet të shikojmë përpara. Të vazhdojmë të jemi pretendent për ta udhëhequr grupin. Duhet të fitojmë në Kazakistan dhe në Lituani.

Nuk i ndodh vetëm Shqipërisë, i ndodh rëndom skuadrave që pas një euforie të mos kenë përqendrimin e duhur. Që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur. Pikërisht për këtë nuk jemi skuadër e madhe. Nëse hymë në fushë si gjeneralë patjetër që do të dalim të turpëruar”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf shqiperia armand duka fshf shqiperia

Sondazh

Poll