Aktualitet

E përdori Admir Murataj, celulari i ‘trurit’ të grabitjes në duart e hetuesve

12 Prill 2019, 19:14 Nga DOSJA
E përdori Admir Murataj, celulari i ‘trurit’ të grabitjes

TIRANË– Hetuesit kanë tashmë në duart e tyre telefonin që përdori ‘truri’ i grupit hetimor, Admir Murataj. Dosja.al mëson se grupi hetimor ka gjetur një celular, brenda furgonit me mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga banda kriminale për të realizuar grabitjen spektakolare të 6.5 milionë eurove.

Telefoni është dërguar për ekspertizë dhe pretendohet që nga aty do të zbulohen detaje të reja në lidhje me çdo person që mund të ketë komunikuar Murataj. 

Mesditën e 9 prillit, Admir Murataj së bashku me 3 persona të tjerë kreu grabitjen spektakolare në pistën e Rinasit.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Ende mister, fati i parave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj celulari i admir muratajt grabitja ne rinas admir murataj celulari i admir muratajt grabitja ne rinas

Sondazh

Poll