Aktualitet

Publikohen pamjet/ Me drogë në qese, si u nxorrën nga shtëpitë anëtarët e grupit të kokainës (VIDEO)

12 Prill 2019, 18:30 Nga DOSJA
Publikohen pamjet/ Me drogë në qese, si u nxorrën nga

SHQIPËRI– Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të anëtarëve të grupit të kokainës në Elbasan dhe në Tiranë. Në pamje shihet se të arrestuarit janë marrë nga banesat e tyre ku jetonin, është bërë kontrolli i tyre dhe më pas janë hipur në furgonat e autoriteteve.

Gjithashtu shihet edhe kokaina e sekuestruar, e cila ishte mbështjellë në një qese.

Ditën e sotme Policia e Shtetit vuri në pranga 9 persona në kuadër të operacionit “Shënkolli”, dhe u sekuestrua 1.5 kg lëndë narkotike e llojit koakinë.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të dy qytetet. Në prangat e policisë kanë rënë: Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lavdosh Iljaz Demaj, Lorencio Ardian Gjini, Klajdi Ndue Gjeci.

Ndërkohë Armand Shpetim Llapo dhe dy femrat me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.

Dosja.al ka mësuar detaje të rejsa pas arrestimit të 9 personave si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë. Një nga të arrestuarit, Klaudio Faik Trungu është menaxheri i lokalit të njërit prej anënatrëve të fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muçës. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit.

Klaudio Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet.

Kurse Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “Shënkolli”.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.

Në pranga 6 persona.

Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;

S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;

L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;

L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;

K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1.5 kg kokaine bledar muca elbasan tirane emiljano shullazi fisi capja grupi i kokaines klajdi gjeci klaudjo trungu 1.5 kg kokaine bledar muca elbasan tirane emiljano shullazi fisi capja grupi i kokaines klajdi gjeci klaudjo trungu

Sondazh

Poll